Haradinaj: Kosova në NATO është zgjidhja, jo anasjelltas

18 shtator 2023 | 10:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rendi dhe ligji duhet të forcohet në vend.

Sipas tij, siguria dhe stabiliteti forcojnë edhe ekonominë.

“Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim. Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova në NATO është zgjidhje, jo anasjelltas.

“Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në shënimin…