Haradinaj: Kosova në vendin e 75-të për liri të shtypit, mediet janë shtyllë e demokracisë

18 prill 2019 | 17:49

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur raportin më të ri të organizatës ‘Reporterët pa Kufij’ që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Ai ka thënë se mediet e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Haradinaj ka theksuar se Kosova është duke treguar përmirësime.

“Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës ‘Reporterët pa Kufij’ që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019. Mediet e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Belul Beqaj beson se takimi i Berlinit, i cili…