Haradinaj: Kosova, një prej shteteve më besnike të ShBA-së në Koalicionin Global kundër ISIS-it
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me të dërguarin Special të presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, ambasadorin Jim Jeffrey.
Haradinaj ka deklaruar se Kosova është një prej shteteve më besnike të SHBA-së në Koalicionin Global kundër ISIS.
Ish-kryeministri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se është nder që Kosova pas shumë viteve të jetë eksportues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
Postimi i plotë i tij:
Takim me të dërguarin Special të Presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, Ambasadorin Jim Jeffrey.
Kosova është një prej shteteve më besnike të ShBA në Koalicionin Global kundër ISIS. Ne kemi ndarë fonde të konsiderueshme për Koalicionin Global, jemi storje e suksesit për riatdhesim dhe kemi shprehur gatishmërinë që aktivisht me të gjitha mekanizmat e sigurisë të jemi ne krah të ShBA-së.
Ambasadori Jeffrey falënderoi Kosovën për rolin që kemi luajtur në sukseset e përbashkëta. Është nder që Kosova pas shumë viteve të jetë eksportues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
Për angazhimin e tij prej shumë dekadash për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës, për miqësinë dhe partneritetin strategjik me institucionet tona i dhurova Ambasadorit Jeffrey medaljen e Skënderbeut.
/Epoka e re/