Haradinaj: Kosova, para sfidës së krijimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Republika e Kosovës është para sfidës së krijimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.
Ai ka bërë me dije se në takimin e nivelit të lartë me drejtuesit e të gjitha institucioneve arsimore në Kosovë kanë diskutuar për ndërtimin e një strategjie për avancimin e arsimit.
“Kosova është para sfidës së krijimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik. Përgjigja në këtë sfidë bëhet përmes punës dhe veprimeve të guximshme, me përballjen me problemet reale në këtë fushë, e kjo kërkon dije dhe energji. Në takimin e nivelit të lartë me drejtuesit e të gjitha institucioneve arsimore në Kosovë diskutuam hapur, me qëllim të ndërtimit të një strategjie për avancimin e arsimit. Ne, bashkërisht, jemi të vendosur ta bëjmë këtë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.