Haradinaj: Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje 117 martirët e masakrës së Studimes
02 maj 2019
| 15:01
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Me këtë rast, Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e 117 martirëve.
“Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje 117 martirët e masakrës së Studimes, që ranë për këtë tokë, duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, derisa ata që urdhëruan vrasjet në masë dhe ekzekutorët të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/