Haradinaj: Kosova po ecë me guxim në infrastrukturë
29 maj 2019
| 12:37
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” ka thënë se Kosova po ecë me guxim në infrastrukturë.
Haradinaj ka thënë se investimet në këtë autostradë janë bërë në përputhje me ligjin dhe interesin e qytetarëve.
Haradinaj ka thënë se gjatë realizimit të këtij projekti kanë hasur në shumë sfida, por që nuk janë ndalur.
/Epoka e re/