Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale

08 nëntor 2021 | 13:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po hynë në krizë të thellë sociale e që qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë.

Ai thotë se rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë.

Haradinaj përmes nje postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë për këtë gjë.

Postimi i plotë i tij:

Kosova po hyn në krizë të thellë sociale. Qytetarët kanë filluar të përballen me mbijetesë. Rritja enorme e çmimeve ka goditur çdo shtresë të popullsisë.

Qeveria e Kosovës, i ka lënë në pozitë të vështirë kategoritë të cilat kanë bartur barrën kryesore të përballjes me pandeminë, si pasojë e së cilës edhe ekonomia edhe bizneset kanë përjetuar goditje të rëndë.

Për krejt këto arsye, sot jam me punëtorët shëndetësorë që protestojnë për të drejtat e tyre.

Qeveria duhet të kthjellohet urgjentisht dhe të konsiderojë të gjitha masat e nevojshme që e lehtësojnë përballimin e kësaj situate të rëndë.

Kërkesa jonë urgjente është që Ligji i Pagave të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, si dhe përpilimi i buxhetit të ri të jetë në përputhje të plotë me nevojat imediate që reflektojnë përballjen me situatën e rëndë ekonomike e sociale.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Edy Reja ka folur edhe një herë për situatën…