Haradinaj: Kosova po kalon momente të vështira për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit dhe presidentes

09 qershor 2023 | 21:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit dhe pavendosmërisë së presidentes.

“Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot”.

“Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur.

“Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që kryeministri dhe presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arieta Mjeku-Azizi Të nderuar, përveç thirrjes për grevë, për…