Haradinaj: Kosova po ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira për të drejtat e njeriut
Sot shënohet Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut.
Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira, ku dinjiteti dhe integriteti i njeriut është interes thelbësor.
“Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndervarura, qofshin të drejta civile apo politike”, ka shkruar kryeministri.
“Në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri, nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës sonë shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale”, ka shkruar Haradinaj.