Haradinaj: Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të ShBA-së

08 janar 2020 | 15:41

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak, duke e vlerësuar këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-së.

Ai ka thënë Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të ShBA-së

“Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellë me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-së, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit nga Podujeva po tregohet shumë aktive në…