Haradinaj: Kosova, shembull në rajon për trajtimin e komuniteteve joshumicë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier dhe shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe ka shënuar hapa konkret në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë në respektimin e plotë të të drejtave të komuniteteve, duke theksuar se Kosova mbetet shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, për trajtimin e komuniteteve joshumicë.
/Epoka e re/