Haradinaj: Kosova s’mund të jetë pjesë e “Open Balkan” pa njohjen e Serbisë

30 korrik 2021 | 16:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me iniciativën rajonale “Mini-Shengen” e që nga dje do të quhet “Ballkani i Hapur”.

Ai ka deklaruar se mbështet qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që po e kundërshton pjesëmarrjen në këtë iniciativë, duke thënë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e kësaj nisme pa u njohur nga Serbia.

“Kosova e ka të pamundur që të bëhet pjesë e një nisme të tillë për shkak të mosnjohjes nga Serbia. Njohja e ndërsjellë do të krijonte mundësi që edhe Kosova t’i bashkohet kësaj nisme, por edhe tërë bashkëpunimit rajonal, dhe në interes të kësaj nisme do të ishte njohja, dhe unë mendoj që në këto takime duhet të diskutohet edhe nga kryeministri Rama edhe kryeministri Zaev sepse është çështje edhe e rajonit kjo”, ka deklaruar Hardinaj për RTSh-në

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka bërë të ditur transferimin më të ri.…