Haradinaj: Kosova sot po ua lanë një borxh Bajraktarit dhe Gjelajt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart figurën e dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj, të cilët ranë në Betejën e Shekullarit.
Haradinaj deklaroi se Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë.
“Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj, në profiling e vet nw “Facebook”.
Ndryshe, sot në Pejë u mbajt edhe një akademi përkujtimore për dy dëshmorët, ndërsa më pas me një ceremoni u bë edhe rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Pejë.