Haradinaj: Kosovë, urime 5-vjetorin e ushtrisë!
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 5-vjetorin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se “Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor”.
14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova krijoi ushtrinë e vet, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me ShBA dhe NATO. Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria Mirënjohës përjetë ShBA-ve dhe sekretarit Mattis!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Kujtojmë se transformimi i FSK-së në ushtri ka ndodhur në kohën kur Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër.