Haradinaj: Kosovë, urime katërvjetori i Ushtrisë (video)

14 dhjetor 2022 | 11:06

Më 14 dhjetor 2018 Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ndonëse emri i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka pësuar ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara para katër viteve i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.

Në atë kohë kur u votua për Ushtrinë e Kosovës kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

Sot katër vjet nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj thotë se ishte krenar që pati mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosovë, urime katërvjetori i Ushtrisë! Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në katër vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i…