Haradinaj: Kosovën e ndihmoi Zoti, NATO-ja dhe Amerika
Pas homazheve tek shtatorja e Haxhi Zekës dhe Shkëlzen Haradinjat, si dhe tek pllaka që mbanë emrat e të rënëve të luftës në Pejë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendin tonë e ka ndihmuar Zoti, NATO dhe Amerika.
“Në vitin 1999 kur kam ardhur në Pejë ka pasur vetëm shkrumb e hi, por e di se ka ardhur vetëm era liri. Edhe pas luftës kemi humbur shumë njerëz, por besoj se jemi mbushur mend tashmë. Ju e dini, në vitin 1998 e 1999 sa i vlefshëm ishte vëllai me i dalë në krahë kundër pushtuesit. Historia na ka mësuar se kur e kemi qëllimin e drejtë na ndihmon edhe Zoti. E vërtetë, edhe neve na ndihmoi Zoti, NATO e Amerika”, ka thënë Haradinaj gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar 183 dëshmorët nga ana e Dukagjinit.
Më tutje, ka thënë se e kanë forcuar Kosovën me taksë dhe ushtri. “Ne e kemi forcuar lirinë tonë, por jo vetëm me taksë dhe me ushtri. Do të punojmë ta forcojmë lirinë tonë edhe duke i zbardhur krimet e luftës”, është shprehur Haradinaj.