Haradinaj, krenar me fitoren e Kosovës ndaj Islandës: Përpara Kosovë!

21 mars 2025 | 08:42

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i entuziazmuar me fitoren e mbrëmshme të Kosovës në futboll ndaj Islandës.

Ai ka vlerësuar se paraqitje e lojtarëve të Kosovës ishte dinjitoze.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka falënderuar lojtarët për këtë fitore.

“Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Islandës. Faleminderit për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruat! Përpara Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka ndarë…