Haradinaj: Krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror

17 nëntor 2019 | 15:52

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot do të jetë në përkrahje të Dardanëve në ndeshjen Kosovë-Angli.

Haradinaj përmes një postimi të fotografisë me bashkëshorten dhe fëmijët në ‘Facebook’ ka thënë se sot Shqipëria e Kosova do të presin miq të mëdhenj në stadiumet e tyre.

Shqipëria luan kundër Francës në stadiumin e ri ku edhe sot do të përurohet Stadiumi “Air Albania”, ndërsa Kosova do të luaj kundër Anglisë në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Haradinaj tha se pavarësisht rezultatit, është krenari të jesh pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror.

Ai ka njoftuar se ndeshjen Kosovë-Angli do ta ndjek bashkë me bashkëshorten e tij, Anitën dhe fëmijët e tij.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Kosovës është treguar mjaft mikpritës ndaj tifozëve anglezë.…