Haradinaj: Kriminelët e kanë vendin në burg
16 maj 2019
| 22:05
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.
“Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/