Haradinaj: Krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit ishin lajm i keq për armikun

15 shtator 2019 | 11:25

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar betejën e Kaqanollit.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit, ishin lajm i keq për armikun.

Postimi i plotë i tij:

21 vite më parë, filloi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit, ishin lajm i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata e kuptuan se fryma që kishin mbjell Zahiri, Hakifi e Iliri, përveç që nuk ishte shuar, do të bëhej edhe shkatërrimtare e planeve të tyre djallëzore.

Sot përulemi me respekt para dëshmorëve që ranë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu.

Kujtimi për ta, na bën më të fortë e më të vendosur për të mbrojtur të drejtën tonë dhe për ta kthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni nga diaspora, tani kandidat për deputet të parlamentit nga…