Haradinaj kritikon Brukselin në raport me dialogun Kosovë-Serbi
05 prill 2018
| 11:36
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Brukseli duhet të tregojë nëse është i fuqishme ta mbyll procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë.
“Nëse Brukseli zyrtar s’ka kapacitet për ta përmbyllur këtë proces, le të kërkon ndihmë. Për kaq muaj sa jam në Qeveri e ndjej se nuk përputhet energjia e Brukselit me çështjen e mbetur hapur mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Haradinaj në konferencën “Skenari i ‘Finales së Madhe’ mes Kosovës e Serbisë”.