Haradinaj kritikon Kurtin: Nuk është trimëri të shkosh në veri me një divizion policie për një hamburger dhe të mashtrosh qytetarët
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së djeshme të kryeministrit Kurti në veri, derisa ka thënë se nuk është trimëri që ai të shkojë atje me një divizion të Policisë, në një pjesë të territorit të vendit për një hamburger dhe të mashtrojë çdo qytetar të Kosovës se gjithçka në Veri është rregulluar, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti sot reflekton frikë dhe frikësohet nga të gjithë, sado që e mban kokën lart, derisa bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat.
Haradinaj ka shtuar se Kurti sot nuk foli për sepse ai e din që bashkëpunëtorët e vet do të jenë klientët e parë të saj e për vete është i sigurt se shpëton.
Postimi i tij i plotë:
Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri i vendit të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çdo qytetar të Kosovës se gjithçka në Veri është rregulluar. Frika dhe paranojat e tij i futi në gabime edhe ata që s’duhej të gabonin. Pra mekanizmat e sigurisë.
Kryeministri sado që e mban kokën lart reflekton frikë dhe frikësohet nga të gjithë. Ai frikësohet të dalë para qytetarëve dhe të tregoj çka ka të vërtetë në akuzat e Presidentes. Ai frikësohet të dalë para gazetarëve dhe të tregojë çka po ndodhë me Procesin e Berlinit dhe pse po e shtyn BE-në drejt përjashtimit të Kosovës. Ai frikësohet të dalë dhe të tregojë të vërtetën për mos-hapjen e urës dhe ende mban qytetarët në mashtrime se së shpejti do të hapet ajo. Albini bëhet pak trim dhe mashtron se ka paguar lehonat përderisa Komunat me buxhete te varfra i paguajnë edhe më shumë edhe më dinjitetshëm.
Kryeministri u ikë dhe u frikësohet gazetarëve dhe ndihet trim kur i shtyn kolegët e tij të dalin dhe të flasin e mos të tregojnë asgjë për të gjitha këto tema sepse vet s’ka çka thotë. Ai sot as për Byronë për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpunëtorët e vet do të jenë klientët e parë të saj e për vete është i sigurt se shpëton. Shpëton sepse mendon se askush s’do ta ndjek në Norvegji.