Haradinaj kritikon Kurtin për programin qeverisës

17 maj 2021 | 16:55

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, sot ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit, programin qeverisës për vitet 2021-2025.

Partitë opozitare kanë kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës të prezantuar nga kryeministri, Albin Kurti.
Plani i qeverisë për katër vjet e ardhshme, sipas partive opozitare, nuk ka plan veprimi, është sipërfaqësor, jopërmbajtësor dhe nuk ka referencë të mbulueshmërisë financiare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ky program qeverisës është një dokument ideor dhe jo një plan i mirëfilltë qeverisës.

“Nuk kemi një plan të veprimeve dhe detyrave me afate kohore dhe me kosto. Si dhe çka do të ndodhë, që ta dinë qytetarët e Kosovës. Pra, çka do të bëhet me ta. Nëse e lëni si është sot, atëherë i keni lënë ministrat pa detyra. Nuk i keni dhënë një kornizë të qartë ministrave, duke u lënë hapësirë të madhe që të zgjedhin”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë përurimi dhe hapja e sallës së sportit…