Haradinaj kritikon qeverinë Kurti: Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në vitin 2023 dhe 2024
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Haradinaj ka bërë me dije se mbi 11 për qind e ushtarëve e lëshuar FSK-në në vitin 2023 dhe 2024.
“Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë ushtrinë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024.
Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen.
Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024.
Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë ushtrinë.
Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht.
Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018.
Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.
Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.