Haradinaj: ‘Kryemjeshtri’ Toni Kuka nxori kampionë botërorë

22 shkurt 2023 | 14:57

Sot është përuruar libri “Kryemjeshtri” në Bibliotekën Universitare të Kosovës, i cili i është kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, me autor Arsim Maxhera.

I pranishëm në këtë promovim ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, njërit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova shpeshherë ka renditur sukseset në arenën ndërkombëtarë falë xhudistëve dhe kryetrajnerit Driton Kuka.

“Xhudoja mbetet sporti kulminant në vendin tonë. Kosova jo rrallë dukej më e mira përballë shumë shteteve të mëdha botërore e evropiane, dhe kjo falë xhudistëve tonë të cilët radhisnin triumfet një nga një. Padyshim, ky sukses është meritë e mjeshtrit të madh Toni Kuka dhe familjes së tij, të cilët me suksesin e tyre bënë krenar një popull duke i sjellë Kosovës qindra medalje të arta. Toni Kuka, me punën e tij ka arritur që të nxjerrë kampionë në nivel botëror si; Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi e shumë tjerë, duke u bërë inspirim për shumë të rinj. Ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në promovimin e librit ‘Kryemjeshtri’, me autor gazetarin Arsim Maxherra, kushtuar jetës dhe suksesit së tij. Sukseset e tij janë frymëzues për promovimin e imazhit të Kosovës kudo në botë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme

 

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz të ulur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme,…