Haradinaj: Kthimi i fondeve pensionale nga Serbia, i domosdoshëm
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të prirë nga kryetari i kësaj federate, Sylejman Metaj.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj e Metaj kanë diskutuar për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb.
“Vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit. Në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj, diskutuam për domosdoshmërinë e realizimit të të drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/