Haradinaj: Kufijtë e Kosovës i ka vendosur lufta e UÇK-së dhe NATO-ja
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka bërë me dije se draftstatuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është dorëzuar dhe se e kanë për obligim që të jetë në përputhje të ligjeve të Kosovës.
Ndërsa sa i përket debateve të ditëve të fundit për korrigjimin e kufijve, Haradinaj ka thënë se kufijtë e Kosovës i ka vendosur lufta.
“Këta kufi janë vendosur nga lufta e fundit, nga UÇK-ja dhe NATO-ja dhe kontributi i atyre që kanë dhënë më herët. Ajo çka ka mbetur me Serbinë, është njohja e Kosovës me këta kufij”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se lëvizja e kufijve i intereson vetëm presidentit rus, Vladimir Putin, i cili “dëshiron aneksimin, ne i takojmë kartës së Amerikës”.
Më tutje, ai ka folur edhe aksionin e KFOR-it në liqenin e Ujmanit, duke thënë se ky është një ushtrim dhe aktivitet i zakonshëm i sigurisë nga NATO.