Haradinaj: Kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008
Kryeministri Ramush Haradinaj ka falendëruar protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës ditën e shtunë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008.
Postimi i plotë i Haradinajt:
I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit.
Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.
Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës.
RH