Haradinaj: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen

06 tetor 2018 | 19:29

Liderët e koalicionit qeveritar, të cilët sot i ka mbledhur në kabinetin e tij Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës. Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog. Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për Rezolutën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka përsëritur se edhe në rezolutë thuhet që kufijtë e Kosovës mbetin të pandryshueshëm dhe të panegociushëm.

“Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në dialogun…