Haradinaj: Kufijtë ndryshohen vetëm me çizme ushtarake

19 shtator 2018 | 23:19

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me Serbinë që do të vinte nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

“Personalisht për vete jam kundër. 

Do mbetem kundër çdo herë”, tha Haradinaj në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”.

Kryeministri i Kosovës tha se kishte vetëm dijeni periferike për këtë çështje dhe se besonte që deklaratat e Thaçit për përfshirjen e Preshevës në hartën e Kosovës ishte një taktikë e tij përballë retorikës së Beogradit.

Hapja e kufijve, hapja e një marrëveshjeje të tillë, vetëm diskutimi është rrezik për stabilitetin e rajonit. Këto kufij të Kosovës çizmja i ka vendos, nuk janë vendosur në tryeza e me bisedime. Vetëm çizmja, ku i ka lënë çizmja ushtarake aty janë. Këta kufij, po u lëvizën, kërkohen prapë shumë çizme të ushtarëve në të dy anët”, tha Haradinaj. /tvklan.al

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nga ndërrimi i moteve nuk do të ketë më barrikadë…