Haradinaj kujton 19-vjetorin e masakrës së Rezallës: Me krenari përulemi për të gjithë të rënët
05 prill 2018
| 10:30
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot martirët e fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, në 19-vjetorin e masakrës.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se masakra në Rezallë, por edhe rënia heroike e dëshmorëve të Kosovës janë dëshmi e përpjekjes për liri dhe pavarësi.
“Dhembja e masakrës së Rezallës, ende është e freskët dhe peshon rëndë në kujtesen e popullit tonë. Përherë do t’i nderojmë viktimat, sepse respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Përulem para kësaj sakrifice, përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.