Haradinaj kujton 20 dëshmorët nga Sllupi, Hereqi e Dujaka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët nga Sllupi, Hereqi dhe Dujaka në 23-vjetorin e rënies.
“23 prilli i vitit 1998, është prej ditëve më të kobshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, do të binin heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Ata kishin vendosur të sakrifikohen për liri!
23 prilli i vitit 1998, është prej ditëve më të kobshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, do të binin heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht ndante shqiptarët.
Nga Sllupi, Astrit e Bekë Hadergjonaj, Bekim, Tahir e Xhemajl Mazrekaj, Beqë, Hajdar, Imer e Selman Lokaj.
Nga Hereqi, Bekim, Sadik e Shefqet Alijaj, Gazmend Ramaj, Hajdar Thaçi, Hasan Tahiraj, Ukë Shabanaj, Skender Hajdaraj e Vehbi Asllanaj.
Nga Dujaka, Blerim Jonuzaj e Veli Noci.
Emrat e tyre, do të mbesin përherë në kujtimin tonë. Lavdi!