Haradinaj kujton 20-vjetorin e masakrës së Abrisë së Epërme
26 shtator 2018
| 13:17
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masakra e Abrisë së Epërme është dëshmi se me çfarë çmimi është paguar liria.
Me rastin e 20-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Haradinaj ka përkujtuar anëtarët e familjes Deliu, që me gjakun e tyre hodhën themelet e shtetit të Kosovës.
“Një nga masakrat më mizore që janë bërë mbi popullin tonë, ajo e Abrisë së Epërme, 20 vjet më parë, ku nuk u kursyen as fëmijët në djep, është dëshmi se me çfarë çmimi është paguar liria. Me përulje përkujtojmë sot anëtarët e familjes Deliu, që me gjakun e tyre hodhën themelet e shtetit të Kosovës. Kujtimi për ta është i përjetshëm!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/