
Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike
21 shtator 2023
| 12:15
Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kujtuar Kolonel Ahmet Krasniqin në 25-vjetorin e vrasjes.
Ai tha së Krasniqi do të mbetet në kujtesën historike përgjithmonë.
“Sot në 25-vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, ka thënë kreu i AAK-së.