
Haradinaj kujton Albright: Për aq sa të ketë Kosovë, ajo do të jetë pjesë historisë sonë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, në 3 vjetorin e vdekjes së saj, raporton Gazeta Blic.
“Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA’, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur.
Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA.