Haradinaj kujton betejën e Loxhës: Loxha ia dha përgjigjen meritore armikut
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-komandanti Ramush Haradinaj, ka thënë se Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim armikut i dha përgjigjen e merituar.
Haradinaj ka thënë se Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri.
“Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Loxha me rrethinë me vendosmëri dhe guxim armikut i dha përgjigjen e merituar. Luftëtarët e kësaj treve janë shembulli më i mirë se si duhet dalur zot Atdheut.
Beteja e Loxhës më 6 korrik 1998 shënon një nga kapitujt kulmor të luftës për liri. Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë; Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.
Flijimi i tyre u bë gurthemel i shtetit të Kosovës.