Haradinaj kujton dëshmorët e Komunës së Klinës
13 mars 2020
| 12:10
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e kombit të Komunës së Klinës që pushojnë në Kodrën e Kuqe në Grabanicë.
“Gjithashtu nderuam bashkëluftëtarin Sadri Bardheci që si shumë bashkëluftëtarë me të cilët kaluam ditët më krenare të jetës sonë, u ndanë nga ne pas luftës. Sakrifica e tyre është udhërrëfyesi më i mirë për ne, në angazhimet tona për shtetin siç e ëndërruan ata”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/