Haradinaj kujton dëshmorët e Loxhës: Lavdi e përjetshme të rënëve për liri
06 korrik 2020
| 10:36
“Para 22 viteve, Loxha heroike u përball me armikun. Sot kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se po sot kujton luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë.
“Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj. Betejat e verës së vitit 1998, ishin lajmëtare se fitorja ishte në anën tonë. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj.
(Q.R / Epoka e re)