Haradinaj kujton Driton Zenelin e bashkëluftëtarët tjerë të rënë në ofensivën e shtatorit ‘98
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ofensivën e shtatorit.
Haradinaj tha se ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri. Ndër ta ishte Driton Zeneli.
Me këtë rast ai ka kujtuar të rënët nga kjo ofenzivë.
Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri.
Postimi i plotë i Haradinajt
Driton Zeneli ishte ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për beteja. Komandant “Fatoni” siç e njihnin, la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare. Ai ra në krye të detyrës në vendlindjen e tij në Jabllanicë.
Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu.
Po atë ditë, duke kryer detyrën e furnizimit me armë, Përparim Krasniqi i familjes së Sylërexhëve të Vranocit, do të përjetësohet në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë. Lavdi!
RH