Haradinaj kujton heroin Agim Ramadani në 24-vjetorin e rënies së tij
Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e komandantit Agim Ramadani.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar se Agim Ramadani ishte një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, 24 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin – Komandant “Katana”, njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Poashtu, Haradinaj ka kujtuar edhe trimat e tjerë të UÇK-së që ishin të udhëhequr nga kokandanti i tyre Agim Ramadani.
“Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala, të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.
Rënia e tyre heroike 24 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë.
Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe gjithë dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës”, tha Haradinaj.