Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj
04 dhjetor 2019
| 08:55
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Mervete Maksutaj.
“Kosova krenohet me heroizmin e bijve të saj. Ajo u ndërtua nga heroizmi i tyre. Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit Mervete Maksutaj, heroinë e cila u përjetësua gjatë tentativës për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Disa dhjetëra kilometra më larg, djemt e Pashtrikut, Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan, Isak, Sedat, Hida e Ismet Hoti, do të bien heroikisht në kufirin Kosovë – Shqipëri, duke sjellë armët e lirisë. Lum Atdheu që ka shembuj të tillë trimërie e sakrifice”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/