Haradinaj kujton heronjtë Bekim Berisha, Elton Zherka e Përmet Vula: Nder që ju kisha krah gjatë luftimeve kundër armikut

10 gusht 2024 | 09:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Bekim Berisha, në përvjetorin e rënies.

Haradinaj përveç Bekim Berishës, ka kujtuar edhe të rënët tjerë të 10 gushtit 1998.

“Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998. Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka reaguar në lidhje me…