Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani

30 prill 2024 | 12:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë tjerë.

“Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. Në atë betejë, isha bashkë po ashtu me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën, Ali Ahmetin, Ramiz Lladrovcin, Gani Ramën, Selim Krasniqin dhe Emrush Xhemajlin. Që nga ajo ditë jo vetëm që fitova respektin për Ilazin por kishim besim të madh se Ilazi do të bëhet shtyllë e luftës çlirimtare. Ashtu edhe ndodhi, ai luftoi heroikisht deri në rënien heroike në vendin e tij të dashur, në Drenicë, me bashkëluftëtarët e tij trima. Në këtë datë kujtojmë po ashtu, dëshmorët dhe martirët e rënë në Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatrat përreth. Në këto treva, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Tregtare “Moda”, shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit me…