Haradinaj kujton komandant “Katanën”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me një shkrim të publikuar në “Facebook”, ka kujtuar Komandantin Agim Ramadani në përvjetorin e rënies së tij. Haradinaj e ka cilësuar komandant “Katanën” njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së. Ai ka thënë se Ramadani i shërbeu Kosovës me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik.
Teksti përkujtimor i tij:
Më 9 prill të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, gjatë Betejës së lavdishme të Koshares, thyhet kufiri ndërshqiptar. Vetëm dy ditë më pas, më 11 prill 1999, Komandant “Katana” bie heroikisht në Altarin e Lirisë. Sot, në 21 vjetorin e rënies, e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Kujtojmë luftëtarin, artistin e shkrimtarin, i cili Kosovës i shërbeu me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik. Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!