Haradinaj kujton lirimin nga Haga, beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar lirimin e tij nga çdo akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.
Në profilin e tij në “facebook”, ai ka shkruar se tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së.
Ai ka vlerësuar se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi.
Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në krye me NATO-n.
Andaj, besoj në pafajësinë edhe të bashkëluftëtarëve që sot përballen me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen.
Historia shkruhet vetëm një herë!