Haradinaj kujton martirizimin e familjes Deliu

26 shtator 2020 | 09:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e njëzetedyvjetorit të masakrës në Abri të Epërme, ka kujtuar martirizimin e familjes Deliu.

Haradinaj ka thënë Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore.

“Sot në njëzetedyvjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë martirizimin e familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjet e deri te pleqtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…