Haradinaj kujton masakrën e familjes Berisha

26 mars 2020 | 10:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot familjen Berisha nga Suhareka në 21-vjetorin e masakrës ndaj kësaj familje bërë nga forcat serbe.

Haradinaj ka thënë se shqetësim vazhdon të mbetet mosgjetja e disa anëtarëve të kësaj familje.

Ky është shkrimi i tij:

Pushtuesi, duke parë fundin e tij, nga pranvera e vitit 1999 aktivizoi tërë makinerinë e tij vrastare.

Familja Berisha e Suharekës sot kujton familjarët që u ekzekutuan mizorisht 21 vjet më parë.

Sot unë bashkëndiej me Gramozin, Vjollcën e Shyhreten.

Shqetësim mbeten varret e zbrazëta, e atyre që ende nuk janë gjetur.

Le të mbetet kjo masakër në ndërgjegjen e atyre që sot ende po kërkojnë nga Kosova.

E ne kemi dhënë mjaft.

Lavdi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir…