Haradinaj kujton masakrën e Srebrenicës
11 korrik 2022
| 11:59
Në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën barbare nga regjimi i Millosheviqit mbi popullatën civile boshnjake.
“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre! Gjenocidi në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.