Haradinaj kujton rënien e Adrian Krasniqit: Mbetet sinonim i heroizmit dhe atdhedashurisë
16 tetor 2023
| 14:27
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se çdo 16 tetor, e kujtojnë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin, themeltar i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës për liri ndaj pushtuesit.
“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në ditët e lavdisë. Ishte i dashur, i edukuar dhe i guximshëm. Gjithmonë besonte në liri, për të cilën dhe u përjetësua 26 vjet më parë. Adriani mbetet sinonim i heroizmit dhe atdhedashurisë. Lavdi për Adrianin dhe për gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.