Haradinaj kujton sulmin e 11 shtatorit në ShBA në prag të përvjetorit

10 shtator 2022 | 22:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmin e 11 shtatorit në ShBA, i cili nesër bën 21 vjet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci. Në njëzetenjë vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikan, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar përzemërsisht mbretin Charles…